Çmimet e fanellave

Fanellat e skuadrave janë element i domosdoshëm për tifozët e tyre. Por, çmimet e tyre dallojnë, secila prej tjetrës dhe nuk janë të lidhura me statusin e një klubi nëse bëhet fjalë për një skuadër kampion të Evropës apo ndonjë ekip më pak të suksesshëm. Sportsmail ka publikuar renditjen e fanellave më të shtrenjta dhe…

Sport

03/10/2013 21:02

Fanellat e skuadrave janë element i domosdoshëm për tifozët e tyre. Por, çmimet e tyre dallojnë, secila prej tjetrës dhe nuk janë të lidhura me statusin e një klubi nëse bëhet fjalë për një skuadër kampion të Evropës apo ndonjë ekip më pak të suksesshëm.

Sportsmail ka publikuar renditjen e fanellave më të shtrenjta dhe atyre më të lira ku rezultatet janë mjaft befasuese. Fanella më e shtrenjtë është ajo e skuadrës ruse Zenit St Petersburg që kushton 87.16 funte.

Më pas vjen Basel (81.27) dhe Steaua Bukuresht (78.51), Shakhtar Donetsk (76.40), Juventus (71.11), Paris Saint Germain (71.11), Porto (71.11), Barcelona (71.10), Atletico Madrid (67.76) dhe Real Madrid (66.93) janë qmimet e fanellave më të shtrenjta.

Kurse, fanella me çmimin më të lirë është ajo e skuadrës portugeze Benfica, 25.01 funte.

Më pas vijnë Galatasaray (41.82), Viktoria Plzen (42.14), CSKA Moska (48.34), Chelsea (49.99), Arsenal (50), Bayern Munich (50.15), Olympiakos (50.19), Celtic (55), Man Utd/Man City (55).