Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e shumëpritur, ndërmjet Shqipërisë dhe Danimarkës.
Sport
Ndeshja Shqipëri-Danimarkë do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit më 11 tetor, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.
Shitjet e biletave do të fillojnë më 5 tetor, të cilat do të kenë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.
Për shkak të rëndësisë të madhe që ka kjo ndeshje, vërehet dukshëm dhe rritja e çmimit të biletave, duke e krahasuar atë me disa ndeshje që janë zhvilluar në të kaluarën.
Çmimet e biletave:
Tribuna A2 + A3 10,000 lekë (71.4 Euro)
Tribuna B3 10,000 lekë (71.4 euro)
Tribuna B2 + B4 8,000 lekë (57.1 euro)
Tribuna A1 + A4 8,000 lekë (57.1 euro)
Tribuna B1 + B5 6,000 lekë (42.8 euro)
Tribuna E 3,000 lekë (21.4 euro)
Tribuna D + F 2,000 lekë (14.3 euro)
Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 1,500 lekë (10.7 euro)
Tribuna G2 + C2 1,000 lekë (7.2 euro)