Çmimet e biletave nxjerrin në protestë studentët që vijnë nga Dukagjini

Një grup studentësh, kryesisht nga rajoni i Dukagjinit kanë paralajmëruar për sot një protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Lajme

19/03/2015 08:38

Protesta po organizohet lidhur me çmimet e larta të biletës së autobusëve.

“Ju njoftojmë që nesër (të enjten) në ora 14:00, do të realizohet një protestë nga studentët, si ngritje e shqetësimit të përbashkët lidhur me çmimet e larta të biletës së autobusëve, linjat rrugore që kanë për destinacion Prishtinën, apo që nisen nga kjo e fundit në komunat si: Pejë, Gjakovë, Burim, Klinë dhe Deçan”, thuhet në njoftimin për media të këtyre studentëve.