Çmime të reja për Ramazan!

Çmimet e produkteve ushqimore duke përfshirë këtu edhe produktet elementare janë shtrenjtuar në fillim të muajit të Ramazanit. Ngritja e çmimeve po bëhet nga tregtarët të cilët shesin me shumicë.

Lajme

30/06/2014 10:47

Xhavit Dervisholli i cili është pronar i një dyqani ushqimor ka thënë se produktet ushqimore janë shtrenjtuar menjëherë nga tregtarët e mëdhenj sapo ka filluar muaji i Ramazanit. Ai thotë se tregtarët me pakicë nuk kanë faj për këtë shtrenjtim.

“Ka pasur raste që unë jam furnizuar me spec një ditë më herët dhe e kam pasur çmimin prej 65 centësh me pakicë për kilogram, ndërsa kur kam shkuar të nesërmen që të furnizohem në Tregun e madh të Prishtinës, çmimi i specave kishte arritur deri në 75 centë, që i bie që unë e kam pasur çmimin më të lirë se me shumicë”.

“Qytetarëet mund të na akuzojnë edhe neve që po i ndryshojmë çmimet por e vërteta është se çmimet po diktohen prej importuesve që zakonisht para festave i shtrenjtojnë”, ka thënë ai për Koha Ditore.

Dervisholli ka thënë se para Ramazanit një kilogram speca ka kushtuar 0.50 cent ndërsa tani kushton 0.90 cent, një kilogram domate ka qenë 0.50 cent ndërsa tani shitet 0.90 cent. Edhe mielli dhe vezët janë shtrenjtuar. Përderisa, qytetarët para Ramazanit kanë paguar 32 euro për 100 kilogram miell, sot ata duhet të paguajnë 36 euro. Edhe fasulja, sheqeri, kripa dhe vaji janë shtrenjtuar.