Çmenduria e Tanit

Pronari i Cardiff Cityt, Vincent Tan tashmë ka fituar statusin e një prej figurave më kontroverse në futbollin anglez. Por, shprehitë e tij të çuditshme nuk kanë të ndalur, dhe tifozët e Cardiffit do ta urrejnë dhe kundërshtojnë edhe më tepër pas zbulimeve të fundit të tij, sa i përket përforcimeve për afatin kalimtar të…

Sport

30/12/2013 07:00

Pronari i Cardiff Cityt, Vincent Tan tashmë ka fituar statusin e një prej figurave më kontroverse në futbollin anglez.

Por, shprehitë e tij të çuditshme nuk kanë të ndalur, dhe tifozët e Cardiffit do ta urrejnë dhe kundërshtojnë edhe më tepër pas zbulimeve të fundit të tij, sa i përket përforcimeve për afatin kalimtar të janarit.

Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, Tan ka informuar bordin e Cardiffit se preferon të blejë futbollistë me numrin 8 në ditëlindjen e tyre.

Marrim shembull: Çdo futbollist i lindur më 8 janar 1988 do të ishte përforcimi ideal për Tanin, i cili planifikon të shpenzojë para në angazhimin e futbollistëve të rinj pas Vitit të Ri.

Tetë është numër i respektuar në Malajzi dhe Tan është në veçanti i lidhur me këtë fakt, edhe pse lajmi nuk do t’i befasojë ata që janë mësuar me idetë e tij. Çmenduri.