‘Çmenduri’! Gjashtë lojtarë po largohen nga Man Utd

Manchester United po kalon nëpër kohë të vështira.

Sport

09/10/2018 09:49

‘Djajtë e Kuq’ arritën të këndellen ndaj Newcastles, duke fituar me përmbysje 2:3.

Por, Manchester United është duke rrezikuar të humbasë gjashtë lojtarë në verën e vitit 2019, përcjell “lajmi.net”.

Paul Pogba, Luke Shaw, Anthony Martial, David de Gea, Eric Bailly dhe Antonio Valencia, janë disa prej lojtarëve që po e kërkojnë largimin nga “Old Trafford”.

Shkaku i largimit të tyre është Jose Mourinho, pasi lojtarë nuk duan të luajnë nën urdhrat e tij.

Nëse Manchester United nuk e shkarkon portugezin, atëherë të gjashtë lojtarët janë të gatshëm që të largohen. /Lajmi.net/