Çmendet rrjeti, disku i UFO-ve parakalon avionin e udhëtarëve (Video)

Një video e bërë së fundmi virale po “çmend” përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi aty shihet sesi një disk fluturues i UFO-ve parakalon një avion pasagjerësh.

Fun

20/03/2018 23:35

Rastin në fjalë po e studiojnë edhe teoricienët e konspiracionit, ndërsa në video shihet qartë se kemi të bëjmë me një objekt të ngjashëm me një disk, që vjen nga pas aeroplanit dhe e parakalon atë.

Një teoricien i konspiracionit tha se po lexonte në shtëpi, në Lincoln New Hampshire, kur vuri re objektin e çuditshëm pranë avionit.

Ai tha: “Më kanë thënë që pilotët ushtarakë stërviten në malet përreth ku unë jetoj dhe gjithnjë jam kënaqur duke parë ata që fluturojnë. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës, avionët dhe helikopterët janë një vështrim i zakonshëm. Kështu që unë e pashë aeroplanin dhe kuptova se kishte diçka pas tij”.

Pamjet janë kapur në vitin 2016, por u shpërndanë së fundi në YouTube dhe kanë grumbulluar mbi 27,000 shikime.

YouTube player