“Çmendet” Mourinho, transferon dy super-yjet e La Ligas? (FOTO)

Jose Mourinho kërkon dy futbollistë të Atletico Madridit.

Sport

02/01/2017 15:47

Ai iu ka kërkuar drejtuesve të Manchester Unitedit transferimin e Antoine Griezmann dhe Saul Niguez.

Sipas gazetës britanike “The Times”, porugezi ka qenë këmbëngulës në kërkesën e tij, por tashmë mbetet të zgjidhen edhe dy çështje tjera, përcjellë “lajmi.net”.

Fillimisht, klubi duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, sepse ashtu grumbullon më shumë të hyra dhe bëhet më tërheqës për dy yjet e Atleticos, që prej vitesh luajnë në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Problemi tjetër dhe më i madh është klauzola e dy lojtarëve, pasi që Niguez e ka atë 70 milionë euro ndërsa Griezmann plot 100 milionë euro.

Sigurisht, United s’do të paguajë klauzolat e tyre, por një ofertë e majme “2 në 1”, mund ta bindë klubin nga “Vincente Calderon”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.