‘Çmendet’ Instagrami, a është kjo e ardhmja e grimit? (Foto)

Trendi i ri ka nisur kohët e fundit në Instagram ku shumë vajza që pëlqejnë grimin provojnë të sjellin gjëra të reja.

Fun

09/09/2017 19:33

Pas vetullave në forma të ndryshme si spirale, me dredha apo me gërsheta tani kanë filluar të eksplorojnë me konturimin e buzëve dhe të syrit.

Në rrjetet sociale publikohen shumë fotografi ku buzët bëhen si të gjarprit apo me forma të tjera, të cilat duken të pazakonta, por shumë të pëlqyera nga pjesa më e madhe.

Nuk dihet nëse në të ardhmen ky do jetë grim i përditshëm, apo do qëndrojë trend Instagrami.