“Çmendet” Barca, ia ofron PSG-së dy lojtarë për Verrattin (FOTO)

Marco Verratti mbetet prioriteti kryesor i skuadrës së Barcelonës këtë verë.

Sport

17/07/2017 21:42

Katalanët nuk e kanë ndërmend të kursejnë asgjë për të sjellë në ‘Camp Nou’ mesfushorin italian të PSG-së.

Pasi hasën në rezistencë kur ofertat i dërgonin me para, Barcelona ka vendosur të provojë një tjetër metodë.

Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë dy mesfushorë për Verrattin, Ivan Rakiticin dhe Andre Gomesin./Lajmi.net/