“Çmenden” turqit, ja çfarë thonë pas humbjes ndaj Shqipërisë

Shqipëria mundi Turqinë në "Antalya Arena" me shifrat 2-3.

Sport

14/11/2017 20:37

Tifozët turq janë të pakënaqur nga kjo humbje e kombëtares së tyre nga një ekip i vogël me jo shumë eksperiencë në Evropë dhe në Botë, si Shqipëria.

Turqia një kombëtare me emra shumë të mëdhenjë si: Arda Turan, Hakan Calhanoglu, Cenk Tosun, që luajnë me ekipe të mëdha si Barcelona, Milan dhe Besiktas, që ka edhe shumë talente si: Emre Mor, Under Cengiz, Okan Kocuk etj.

Ata janë të revoltuaar edhe me trajnerin rumun, Mircea Lucescu që në çdo ndeshje nuk po gjen fitoren.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë edhe komente të tilla: “Po na rrahin edhe me 10 lojtare. Thamë qe do rinojme ekipin por trajneri eshte 75 vjec. Ju rrofshin milionat e eurove kur ju rreh edhe Shqiperia”., përcjell Albeu.com.

Shqipëria ka marrë një fitore të vërshtirë si kjo në Antalya nga një kundërshtarë i vështirë.