Çmenden serbët: Majlinda e ka fituar medaljen olimpike për këtë vend

Çmenduritë në serbi pas triumtit të Majlinda Kelmendit në "Rio 2016" nuk kanë të ndalur.

Sport

08/08/2016 09:55

Së fundmi është krijuar një faqe në rrjetin social Facebook, ku bëhet thirrje për mirëpritjen e Majlindës, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas shkrimit në faqe, xhudistja pejane e ka sjellë medaljen e artë në “zemër të Serbisë”.

Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike për zemrën e Serbisë. 25-vjeçarja e rritur në Pejë ia solli zemrës së Serbisë medaljen e artë”, thuhet ndër tjera aty.

Triumfi i Majlindës ka bërë bujë të madhe edhe në mediat serbe, të cilat e kanë përshkruar suksesin e saj si historik.