‘Çmenden’ mediat serbe, ja çfarë kanë shkruar për fitoren e Kosovës

Kosova ka mposhtur Azerbejxhanin sonte me rezultat 4 – 0 duke u kualifikuar në fazën e Play-Off’it për kualifikimet në Europianin 2020.

Lajme

20/11/2018 23:46

E sigurisht, ky sukses i Kosovës nuk ka ikur pa u komentuar nga mediat serbe.

Ata kanë shkruar se kjo fitore e Kosovës “mbyll plagët që mori Kosova sot në INTERPOL”.

“Telegraf.rs” ka shkruar një artikull ku thuhet se fitorja e Kosovës mbyll plagët e Kosovës që mori sot në Interpol.

“Ata humbën një betejë në politikë, por e fituan një në sport”, ka shkruar media serbe ‘Telegraf.rs’ ./Lajmi.net/