Clos Gomez e drejton derbin Real Madrid – Barcelona

Tashmë dihet se kush do ta drejtojë ndeshjen El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet më 23 mars në Sanriago Bernabeu. Sipas mediave spanjolle, gjyqtar kryesor i ndeshjes më të madhe në botë do të jetë Clos Gomez. Për këtë të fundit, kjo do të jetë hera e tretë që e…

Sport

06/03/2014 23:48

Tashmë dihet se kush do ta drejtojë ndeshjen El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet më 23 mars në Sanriago Bernabeu.

Sipas mediave spanjolle, gjyqtar kryesor i ndeshjes më të madhe në botë do të jetë Clos Gomez. Për këtë të fundit, kjo do të jetë hera e tretë që e drejton këtë përballje të madhe, e cila këtë radhë mund ta vendos edhe kampionin më të ri të Spanjës, edhe pse ka mbetur ende për t’u luajtur.

Në dy ballafaqimet paraprake, Barcelona kishte dalë fitimtare ndaj Real Madridit: 3:2 në Superkupën e Spanjës dhe 1:1 në ndeshjen për Kupën e Spanjës.

Këtë sezon, Gomez ka referuar dy herë në La Liga te Reali: 3-1 në Athletic e 2-2 në Pamplona. Në këtë të fundit, me karton të kuq e kishte ndëshkuar Sergio Ramosin. Njëjtë i ka referuar edhe Barçës, dy herë: 0-4 në Vallecas e 3-0 në Málaga).