Clooney s’po gjen të dashur

Edhe pse është njëri prej meshkujve më të dashur në botë, George Clooney duket se nuk po arrin ta mbajë për një kohë të gjatë një histori dashurie. I intervistuar nga ‘W Magazine’, e cila ia ka dedikuar një vend në ballinën e muajit dhjetor, ai ka folur për femrën e ëndrrave të tij. “Nuk…

ShowBiz

03/12/2013 20:00

Edhe pse është njëri prej meshkujve më të dashur në botë, George Clooney duket se nuk po arrin ta mbajë për një kohë të gjatë një histori dashurie. I intervistuar nga ‘W Magazine’, e cila ia ka dedikuar një vend në ballinën e muajit dhjetor, ai ka folur për femrën e ëndrrave të tij.

“Nuk e kam gjetur ende”, ka thënë ylli 52 vjeç. “Si i vogël isha i dashuruar në Audrey Hepburn. E kam shikuar filmin ‘Pushime romake’ kur isha 11 vjeç dhe kam menduar se ajo ishte femra më elegante që e kam para ndonjëherë. Isha i çmendur pas saj. Gjithmonë e kam dashur edhe Grace Kelly. Kur dilte nga uji në ‘Ndjekje të hajdutëve’, për mua ishte femra më e bukur në botë”, deklaroi aktori hollivudian.

Përpos dashurive kinematografike, George ka folur edhe për jetën private, që sigurisht e largon nga një lidhje stabile. “I kaloj 8 muaj të një viti në një dhomë të hotelit, në një vend ku nuk do të shkoja në pushime. Shtëpia ime më vret kur nuk arrij ta gjej mënyrën se si të jem afër personave që më bëjnë të ndihem mirë”, vazhdoi Clooney.