Clippers shkelin Houstonin

Në kryendeshjen e mbrëmshme në NBA, Los Angeles Clippers mposhti Houston Rockets në duelin me numër të madh pikësh, 137-118. Dwight Howard, në rikthimin e tij në Los Angeles pas largimit nga Lakers u përcoll me vërshëllima dhe në fund qendra gjigante dhe skuadra e tij u larguan si humbës. Shtatë basketbollistë të Clippers e…

Sport

05/11/2013 09:25

Në kryendeshjen e mbrëmshme në NBA, Los Angeles Clippers mposhti Houston Rockets në duelin me numër të madh pikësh, 137-118.

Dwight Howard, në rikthimin e tij në Los Angeles pas largimit nga Lakers u përcoll me vërshëllima dhe në fund qendra gjigante dhe skuadra e tij u larguan si humbës.

Shtatë basketbollistë të Clippers e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore, kurse tre prej tyre realizuan mbi 20 pikë.

Më efikasi ishte J.J. Redick me 26 pikë, i cili shtoi edhe tri kërcime dhe pesë asistime. Kurse, kur jemi tek asistimet, Chris Paul bëri 17, me to edhe 23 pikë.

Në takimet tjera, Cleveland Cavaliers fitoi me rezultat të ngushtë ndaj Minnesotas 93-92, kurse Golden State Warriors fitoi si mysafir i Philadelphia 76ers, 110-90. Memphis Grizzlies mposhti në shtëpi Bostonin 95-88.

Rezultatet dhe top 5 aksionet:

Cleveland – Minnesota 93-92 (C. J. Miles 19 – Love 17)

Philadelphia – Golden State 90-110 (Turner 18 – Curry 18)

Memphis – Boston 95-88 (Gasol 14 – Green 22)

LA Clippers – Houston 137-118 (Redick 23 – Casspi 19)