Clinton: SHBA nuk e ka merituar presidencën Trump – Lajmi.net
Clinton: SHBA nuk e ka merituar presidencën Trump
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:36, 13 March 2018
Hillary Clinton
Hillary Clinton
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë "merituar" presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë "kohë të rrezikshme". Clinton, rivale e Trumpit në garën presidenciale më 2016, i bëri këto komente në një konferencë në Mumbai të Indisë.

Ajo tha se Trump ka “afinitet për diktatorët” dhe se ai “vërtet e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare”, transmeton AP.

Clinton tha se beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit, në lidhje me përdorimin e emailit të saj privat, i ka kushtuar me mbështetjen e saj nga votuesit.
Clinton, në shtator të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të garojë më për presidente, duke thënë se karriera e saj “si politikane aktive ka përfunduar”.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO