Clinton: Putin po mundohet të rivizatojë kufijtë e Europës

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka akuzuar Presidentin rus, Vladimir Putin se po mundohet që të “rivizatojë kufijtë” e Europës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Bota

19/03/2014 23:40

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka akuzuar Presidentin rus, Vladimir Putin, se po mundohet që të “rivizatojë kufijtë” e Europës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo deklaratë e saj erdhi pasi që Putini nënshkroi traktain i cili pretendon se regjioni i Krimeas është territor rus, përderisa Ukraina paralajamëroi se shkëmbimi kishte hyrë në një “fazë ushtarake”, pasi që ushtarët ishin vrarë nga të dyja anët.

Nënshkrimi i traktatit është kryer me një shpejtësi rrufeje në Kremlin, përderisa tentohet zgjerimi i kufijëve të Rusisë post-sovjektike e cila është futur në një fazë të keqe të marrëdhënieve me Perëndimin, që prej periudhës së Luftës së Ftohtë.

“Ne duhet të bëjmë punë më të mirë, në mbështetjen e Qeverisë në Kiev, ne duhet të bëjmë punë më të mirë që të bëjmë që Europa të bëjë më shumë për veten e saj, kur vjen puna tek energjia, në mënyrë që ata të mos jenë të varur”, tha Hillary Clinton.

“Është një përpjekje e Putinit që t’i rivizatojë kufijtë e Europës së pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Shpresoj që të mos ndodhë edhe një Luftë e Ftohtë, sigurisht se askush nuk do të donte një gjë të tillë. Kryesisht kjo gjë është në dorën e Putinit”.

“Logjika që përdor Putini (me Krimenë) është se ata janë rusë entikë, folës të gjuhës ruse, dhe se ata kanë qenë gjithmonë pjesë e Rusisë- kjo gjë mund të zgjerohet jo vetëm në disa pjesë të Ukrainës, por edhe në pjesë të tjera të Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Transnistrisë”.

“Ka shumë vende në botë ku ka rus etnikë dhe folës së gjuhës ruse”, u shpreh Hillary Clinton gjatë një konference në Montreal.