Clinton me libër për garën që humbi kundër Trumpit

Hillary Clinton e quan librin e saj të ri “Çfarë ndodhi” duke premtuar se do ta lëshonte “gardin poshtë”, teksa ajo kujton humbjen e saj mahnitëse gjatë vitit të kaluar nga Donald Trump.

Bota

27/07/2017 16:04

Clinton do të përshkruajë “përvojën intensive personale” të të qënit gruaja e parë e nominuar nga një parti e madhe për president. Botuesi tha se libri gjithashtu do të “lidhë pikat” rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet dhe të përshkruajë se si ishte të kandidohej kundër një kandidati jo ortodoks.

Libri “Çfarë ndodhi” do të dalë më 12 shtator.

Veprat e mëparshme të Clintonit përfshijnë autobiografinë “Historia e Gjallë” dhe librin për vitet e saj si Sekretare e Shtetit, “Zgjedhje të vështira”.