Cliff: Duhen ndryshime kushtetuese për Gjykatën Speciale

Ian Cliff thotë se themelimi i Gjykatës Speciale kërkon një sërë ndryshimesh të Kushtetutës së Kosovës. Ai thotë se i takon legjislaturës së ardhshme të Kosovës të bëjë këto ndryshime. Ambasadori britanik është i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lajme

05/05/2014 09:11

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff thotë se letërkëmbimi i presidentes Atfete Jahjaga dhe votimi i Kuvendit të Kosovës pro themelimit të Gjykatës Speciale, janë vetëm hapat e parë të një procesi të gjatë.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Cliff ka thënë se për Gjykatën Speciale duhet edhe ndryshime të tjera kushtetuese. Ai pret që këto ndryshime të bëhen në legjislaturën e ardhshme, në këtë kundërtën thotë ai, kjo çështje ka shumë gjasa të adresohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Në lidhje me këmbimin e letrave për Gjykatën Speciale, besoj se ka edhe shumëçka që duhet të bëhet. Këmbimi i letrave ka krijuar një kornizë të gjerë për një gjykatë kosovare që do të punojë me ligjet kosovare, në njërën anë që do të punojë në Kosovë, dhe tjetër që do të jetë jashtë vendit, për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe kështu me radhë”.

“Por kjo punë do të kërkojë shumë definicione, shumë amendamentime kushtetuese që do të lejojnë krijimin e një gjykate që do të veprojë jashtë vendit, do të këtë nevojë edhe për goxha shumë ndryshime të rëndësishme legjislative, që kjo gjykatë të funksionojë jashtë vendit, siç e dimë në Holandë, dhe gjithashtu duhet të ketë marrëveshje të plotë me Holandën për këtë gjykatë speciale, kështu që do të ketë shumë punë, që unë mendoj se do të jenë për parlamentin e ri në kuptimin e legjislacionit të nevojshëm përpjellës për këmbimin e letrave”.

“Mendoj se do të ktheheshim te argumentet se raporti i Dickk Marty-t duhet të kthehet në agjendën e Këshillit të Sigurimit, sepse kështu do të ndodhte. Kjo do të ishte e pashmangshme dhe do të ishte e keqe për Kosovën”.

I pyetur se nëse është i bindur se cilado parti që do të vije në pushtet pas zgjedhjeve nuk do të bëjë ndryshime dramatike sa i përket temave të rëndësishme, siç është dialogu me Serbinë, Ambasadori CLiff tha se “nëse fiton Vetëvendosje, të gjitha këto gjëra do të ndryshonin”.

“Ta shtrojmë kështu: po qe se “Vetëvendosje” do ta fitonte shumicën në Kuvendin e Kosovës, të gjitha këto cështje do të ndryshonin në mënyrë dramatike”.

“Sidoqoftë, si një vrojtues politik, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kështu që besoj se duhke folur përgjithësisht, nëse do të kishim një koalicion të gjerë, si partitë e tanishme, ose si në të kaluarën të përbërë prej LDK-së dhe AAK-së nga opozita, apo një përzirje e ngjashme, do të kishte disa ndryshime, por në fund nuk besoj se do të kishte ndonjë ndryshim të madh”, ka thënë Ambasadori Ian Cliff për Koha Ditore.