Clarck: ISIS janë si nazistët

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clarck, në një intervistë për MSNBC me Thomas Roberts ka bërë thirrje për kampe internimi për ata amerikanë, siç i ka quajtur ai “të pabesë” që kanë elemente xhihadizmi.

Bota

21/07/2015 15:39

Clarck ka thënë se ata duhet dërguar nëpër kampe sikur dërgoheshin nazistët në Luftën e ll-të Botërore, transmeton Indeksonline.

Deklaratat e tij vijnë pas sulmit të 24-vjeçarit Mohammed Abdulaziz në ndaj marinsave amerikanë në Chattanooga, ku mbetën të vrarë katër ushtarë.

“Duhet t’i identifikojmë personat që kanë tendenca radikalizmi. Duhet t’i evitojmë rreziqet me fillim. Në luftën e ll-të Botërore, nëse dikush mbështeste Gjermaninë Naziste në dëm të SHBA-ve, ne nuk arsyetoheshim se kjo është liri e të shprehurit. Këta persona i çonim në kamp, bashkë me të burgosurit e tjerë të luftës”, ka thënë Clarck.