Çka zbuloi Kurti për lojën e treshës, Molliqaj, Sejdiu e Ahmeti, tregon ish-anëtari i VV-së

Po vazhdon ende të ketë reagime ndaj SMS-ve të publikuar të deputetëve të VV-së ku u pa një gjuhë denigruese e Aida Dërgutit karshi Albin Kurtit.

Lajme

08/12/2017 23:00

 

Edhe ish-anëtar i VV-së në Pejë, tash koordinator i PDK-së, Arton Muhaxheri ka thënë se ende nuk është parë asgjë, pasi problemet e VV-së janë shumë më të thella, transmeton lajmi.net.

“Avash avash do te dalin në sipërfaqe sepse ka njerez të shtypur brenda PVV dhe ata janë duke shpërthyer dhe siç thoshte Albini njeriu nuk e duron shtypjen pafundësisht”, shkruan Muhaxheri.

Shkrimi i plotë:

“Ju ende asgje nuk keni parë, problemet ne partinë Vetëvendosje janë shumë më të thella se sa jemi duke i lexuar nëpër media. Avash avash do te dalin në sipërfaqe sepse ka njerez të shtypur brenda PVV dhe ata janë duke shpërthyer dhe siç thoshte Albini njeriu nuk e duron shtypjen pafundësisht.

Sot jemi duke i parë problemet që nuk janë probleme të një dite, as të një viti por janë probleme të akumuluara qysh nga koha kur u bë Visari kryetari i partisë.

Edhe Dardan Molliqaj u shkarkua pikerisht nga  Albin Kurti.

Albini me kohe e kuptoj lojen e treshes Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Kur them se ju ende nuk keni pare asgje e kisha fjalen se problemi nuk eshte veq ne qender por edhe neper dege qe jane implikuar ne lojrat e parise te PVV’se.

Ky skenar eshte moti ne rast se nuk ka ndryshuar une mund te ju them vetem se fundi nuk do te jete i lumtur ? “, ka shkruar ai. /Lajmi.net/