Çka thuhet në Deklaratën e përbashkët të Malit të Zi dhe Kosovës

Deklarata e përbashkët e Malit të Zi dhe Kosovës që zgjodhi bllokadën me Demarkacionin, u diskutua shumë e për këtë nuk u sqarua gjithçka

Lajme

21/02/2018 14:19

Aty u tha se jepet mundësia për ta rishikuar kufirin, ndërkohë që nuk u qartësua çfarë mund të ndryshohet.

E për këtë ka folur sot anëtari i Komisionit Visar Ymeri, që thotë se ky është një mashtrim me të cilin po mjegullohet situata.

“Me këtë marrëveshje vuloset se Kosova nuk humb territor”, thuhet në deklaratën e re të dy presidentëve.

Kjo, sipas Visar Ymerit, tregon se edhe deklarata e njeh marrëveshjen, e cila, sipas tij, është e dëmshme. Më pas për këto arsye ai ka kërkuar që të mos dërgohet nga komisioni për në seancë.