Çka po ‘ziejnë’ Adem Grabovci e Jakup Krasniqi? (FOTO)

Në një hotel të bregdetit të Durrësit që nga mbrëmë po qëndrojnë Kryesia e NISMA-s për Kosovën me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin. Por për qudi në të njëjtin hotel po pushon edhe Adem Grabovci nga PDK.

Lajme

23/04/2017 13:37

Edhe pse një natë më parë ky takim dukej i rastësishëm Grabovci me Krasniqin sot në mëngjes u “çmallën” për një kohë të gjatë.

Se a ishte takim i rastit apo diçka po ndodh mes këtyre subjekteve politike pritet të shihet më vonë, transmeton FerizajPress.