Çka po përgatisin këtë herë Shyhretja dhe Engjëllusha?

Familjes së Shyhrete Behlulit jo shumë kohë më parë iu shtua edhe një këngëtare dhe është kjo Engjëllusha e bija e saj.

ShowBiz

29/10/2017 15:08

Edhe pse e re në moshë dhe që shumë prej artisteve moshatare të saj këndojnë muzikën e lehtë, Engji ka vendosur të këndojë zhanrin e së ëmës, shkruan lajmi.net.

Ato kanë edhe këngë të përbashkët, kurse tani duket se po paralajmërojnë një të tillë, kjo ngase ditë më parë ishte Shyhretja ajo e cila paralajmëroi diçka të re në një fotografi me Engjëllushën ku mbishkrimi ishte “Së shpejti…”.

Ndërsa tani, dyshja u shfaqen elegante përkrah njëra-tjetrës, që të bën të aludosh tek xhirimi i ndonjë projekti të përbashkët përsëri nënë e bijë, megjithatë nëse po vjen një këngë e re nga Shyhretja dhe Engjëllusha mbetet të shihet se çka kanë përgatitur dyshja për publikun kësaj radhe.

Të premtën, Engjëllusha ishte e ftuar në emisionin ‘Mirage’ ku kishte rastin të zgjedhte mes emrave të estradës shumë prej tyre kolegë të këngëtares dhe tregoi se kë e vlerëson “divë të muzikës”, “mbret të repit” e shumë të tjera, detaje këto që mund t’i mësoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player