Çka po ndodh kështu?! Komuna e Prishtinës katër shkelje të mëdha me tender brenda muajit

Gjatë muajit maj të këtij viti, si asnjëherë tjetër, Komuna e Prishtinës bëri dallavere të mëdha me tender.

Lajme

23/05/2018 16:11

Katër herë reagojë “Gjykata e tenderëve” ndajë zyrës së Prokurimit të Komunës së Prishtinës gjatë këtij muaj, lidhur me tenderët e kundërligjshëm, shkruan lajmi.net.

Në herën e fundit (dje) Organi Shqyrtues i Prokurimit -OSHP mori vendim që menaxherit të Zyrës së Prokurimit t’i merret licenca e punës për shkak të shkeljeve të mos respektim të disa urdhëresave që OSHP-ja ia lëshoi Prishtinës për tenderin Konkurs projektin për hartimin projektit me nevoja te veçanta “Sindrome Down dhe Autizem”.

Por, shkelje të mëdha u bënë edhe në tre tender tjerë.

Kthehet në rivlerësim tenderi që iu dha kompanisë mashtruese

Prokurimi i Prishtinës para pak ditësh e ka shpërblyer me tender kompaninë “Pastor Kosova” për tenderin, “Blerja e pajisjeve hidraulike për AKRR,gypa-zorrë dhe ekstrakt-shkumë për BPZ-Prishtinë”, i cili është në vlerë prej 41.266,42 euro.

Lajmi.net kishte gjetur se tenderi është ishte jashtëligjshëm, pasi kompania “Pastor Kosova” Sh.p.k është e përjashtuar nga prokurimet publike deri në tetor të vitit 2018.Me datë 3 prill 2018, Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka aprovuar si të bazuar një ankesë të Korporatës Energjetike të Kosovës për ta penalizuar këtë kompani për 6 muaj prej prokuri9meve publike, pasi ka ofertuar me autorizim të falsifikuar dhe ka ofruar të dhëna të rreme për një tender në KEK. Ndërkaq, Komuna e Prishtinës e ka shpërblyer këtë kompani me tender me datë 12.04.2018, dhe kontrata është planifikuar të nënshkruhet me datë 23 prill.

Pas shkrimit që është publikuar në lajmi.net, në OSHP është për të njëjtat pretendime është ankuar edhe kompania “Albkos INT” SHPK, meqë ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet të prokurimit. Eksperti Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se Komuna ka bërë shkelje kur e ka shpallur fitues të këtij tenderi kompaninë “Pastor Kosova”, dhe Paneli shqyrtues ka marrë vendim që të anulohet “njoftimi për dhënie të kontratës” dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

Komuna e Prishtinës e favorizoi kundërligjshëm një kompani për tenderin e drunjve dekorativ

Përfundimisht Komuna e Prishtinës u gjet në faj për tenderin “Furnizimi me drunj dekorativ për hapësirat gjelbëruese të qytetit të Prishtinës”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit pas një ankesë që mori, vendosi që ta anulojë “njoftimin për dhënie të kontratës” për këtë tender dhe lenden e kthejë në rivlerësim ngase kur e shpalli fitues kompaninë N.T “Biti-Com” kishte bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik. OSHP –ja gjeti që Komuna e Prishtinës shkeli mbi kriteret e veta kur e shpërbleu me kontratë “Bit-Com” për tenderin e rreth 100 mijë eurove.

Paneli Shqyrtues gjeti se si kriter për këtë tender ishte kërkuar certifikata sanitare e prejardhjes se mallit nga BE, kurse kompania e rekomanduar për kontrate kishte ofruar certifikata fito sanitare e cila është për dhe (substrat), dhe nuk ka treguar prejardhjen se drunjte janë me prejardhje nga BE, ndërsa ky aktivitet i prokurimit ka të beje me furnizim me drunj dekorativ e jo furnizim me dhe. Andaj. OSHP-ja i kërkoi Komunës që brenda 10 ditëve ta njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë për rivlerësimin e këtij tenderi.

I kundërligjshëm edhe tenderi për Vegim Gashim

Vegim Gashi provoi që të marr drejtimin e Prishtinës në vitin 2009 si kandidatë i Aleancës Kosova e Re, por nuk ia doli pasi më i votuar se ai doli Isa Mustafa. Kandidaturën e dytë ia refuzoi Behxhet Pacollit në vitin 2013. Por, tash kur me Prishtinën qeverisë edhe partia e tij ARK-ja, synojë që të fitojë një tender në Komunë. Në fakt, kompania e Vegim Gashit “Komtel Project Engineering” SHPK ka fituar tender nga Komuna e Prishtinës për sigurimin fizik të objekteve të Komunës.

Në fakt ky tender është fituar nga grupi i kompanive “K.S.AS – SECURITY” SH.P.K; me pronarë Arbër Hasani dhe “Komtel Project Engineering” me pronarë Vegim Gashi. Vlera e tenderit ka qenë fiks 439.401,60 euro dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi për 12 muaj.

Por, kundër njoftimit për dhënie të kontratës kishte dalë kompania garuese “Rojet e nderit”, duke pretenduar se Komuna e kishte shkelur disa herë ligjin e prokurimit, kur e kishte shpallë fitues konsorciumin e lartë përmendur.

U gjete se kompanitë fituese nuk kanë dhënë dëshmi lidhur me kopjet e licencave për punëtorët e angazhuar (para njoftimit për dhënie të kontratës).

Andaj, Paneli shqyrtues i OSHP-së pas shqyrtimit të gjithë lendes ka ardhur në përfundim se ky aktivitet i prokurimit duhet të kthehet në rivlerësim dhe gjatë rivlerësimit të kërkohet sqarim shtesë dhe të vërtetohet se kompanitë e rekomanduara për kontratë, a e plotësojnë kërkesën e Komunës në lidhje me pagat e punëtorëve prej 230 eurove bruto në muaj, pra të behët një analizë detale e çmimeve dhe të analizohet detaje se kompania e rekomanduar për kontratë, a i plotëson të gjitha dosjet e tenderit dhe njoftimit për kontratë

 

 

Dallaveret me konkursin i kushtojnë Komunës më “kokën” e menaxherit

Procedura e prokurimit “Konkurs projektin për hartimin e projektit me nevoja te veçanta Sindrome Doën dhe Autizem” i ka kushtuar Komunës së Prishtinës me marrjen e licencës së menaxherit të prokurimit. Në fakt OSHP-ja ka kërkuar nga KRPP-ja që t’a tërheqë licencën menaxherit. Ky aktivitet i prokurimit ka nisur që në korrik të muajit 2017. Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim që ta anulojë këtë procedurë të prokurimit pa arsyeje të qëndrueshme.

Kompania NTP “Primea Engineering ” dhe kompania e Prishtinës janë përplasur tri herë në OSHP për këtë tender, derisa “Gjykata e tenderëve” lëshoi një urdhëresë të prerë që të zbatohen vendimet e veta që të vazhdohet me procedurat tenderuese në këtë prokurim. “URDHEROHET, autoriteti kontraktues  -Komuna e Prishtinas që ë afat prej 5 ditësh kalendarike te njoftoj OSHP-ne, dhe operatorin ekonomik “NTP Primea Engineering “, lidhur me zbatimin, e vendimeve te OSHP-se 04/18 te dt. 06.03.2018 dhe vendimin PSH. Nr. 237/17 te dt. 08.08.2017, përkitazi me aktivitetin e prokurimit me titull: “Konkurs projektin për hartimin projektit me nevoja te veçanta Sindrome Doën dhe Autizem”. Mos respektimi i kësaj urdhëresë, brenda periudhës prej pese dite kalendarike, do to detyroj panelin shqyrtues qe te veproj konform nenit 131te LPP-se. Organi Shqyrtues i Prokurimit për shkak te mos respektimit te vendimeve te lartpërmendura nga ana e AK- KK Prishtine/menaxheri i prokurimit, do të kërkoj nga KRPP-ja, anulimin e licencës për menaxherin e prokurimit te AK KK Prishtine sipas nenit 25 paragrafi 8 dhe 9 te LPP-se”, thuhet në urdhëresën e OSHP-së.

Edhe pse kjo lende ishte shqyrtuar për herën e tretë, sipas OSHP-së, te gjitha pretendimet, argumentet dhe faktet janë pothuajse te njëjta. Ne dy herët e kaluara lënda është kthyer ne rivlerësim, pasi qe AK, ne momentin e shpalljes se konkursit te projektimit nuk ka caktuar një prag te kalueshmërisë dhe poentomi me zero pik në të gjitha kriteret e parapara me konkursin e projektimit nuk ka qene i arsyeshëm. Bazuar ne rivlerësim e trete nga ana e komisionit te përcaktuar nga AK, është vërejtur një procedure me te rregullt te vlerësimit, duke poentuar disa kritere me pike te kalojnë koten zero. /Lajmi.net/