Çka pëlqen më shumë Dua Lipa, ‘whiskey’ apo çokollatë të ngrohtë?

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e lindur në Londër, është cilësuar si “ylli në pritje” nga BBC.

ShowBiz

09/02/2016 11:44

Në një intervistë për BBC, Dua e pranon se është rritur me muzikën e David Bowiet dhe Bob Dylan, por albumin e parë e ka blerë atë të yllit kanadez të popit Nelly Furtado, transmeton lajmi.net

“Para se të shkoja në vitin e parë në shkollë, më kujtohet që i pata mësuar tekstet e të gjitha këngëve të atij albumi. Isha e obsesionuar”, ka thënë Lipa për BBC.

Këngëtarja dje ka lansuar këngën e saj më të re “Last Dance” që ishte premierë në BBC Radio 1.

“Këtë këngë e kam shkruar në Toronto. Kënga flet për mua, se si do të isha unë, muzika, errësira, teksti, kori i popit. Kjo është një nga këngët që do ta dërgoja te producentët dhe do t’u thosha: ‘Mirë, ky është zëri im’”, ka shtuar Dua Lipa.

Dua Lipa është pyetur nëse pëlqen më shumë të pijë ‘whiskey’ apo çokollatë të ngrohtë. Përgjigja e saj ishte e shkurtë: “Të dyja”. /lajmi.net