Çka nuk duhet të bëjmë në punë?

Shumica e njerëzve kanë arsye të shëndoshë, të paktën mendojnë që e kanë.Ajo përgjithësisht na tregon që në punë të mos vijmë me pixhame , të marrim ditë të lirë pa leje, apo të huazojmë automobilin e kolegut pa pyetur.

Lifestyle

04/02/2018 13:25

 

Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra, të cilat me të vërtetë nuk duhen të bëhen në punë, e megjithatë shumë njerëz i bëjnë, sepse i konsiderojnë të parëndësishme apo thjeshtë nuk kuptojnë se si duket kjo gjë. Ja disa nga këto:

  • Veshja e keqe Është rregull që asnjëherë të mos visheni më mirë se shefi, por mos u vishni edhe më keq.
  • E përdorni  orarin e punës për çështje personale Kjo përfshin telefonatat me miq, dërgimi i mesazheve, korrespondenca në rrjetet shoqërore…
  • Kapërcimi i higjienës Në punë nuk duhet kurrë të shkoni pa bërë dush, me thonj të parregulluar, me flokë të yndyrshme, me erë të pakëndshme…
  • Dhënia e premtimeve të rreme Merrni përsipër vetëm ato obligime të cilat mund t’i përmbushni!
  • Krijimi i lidhjeve të dashurisë Lidhjet e tilla mund të kenë sukses, por më së shpeshti ua nxijnë jetën.
  • Ardhja në punë nëse jeni e sëmurë Ndoshta në mënyrë të dëshpëruar duhet ta kryeni ndonjë projekt, por nëse infektoni kolegët do të sillni më shumë dëme se dobi.
  • Përhapja e thashethemeve Askush nuk pëlqen të flitet për ta. Ashtu nuk do të bëni miq, por armiq.
  • Papërgjegjësia  Nëse dëshironi ta mbani punën tuaj, duheni të tregoni përgjegjësi maksimale.