Çka nuk bën të mbani në frigorifer

Temperaturat e ulëta ruajë freskinë e ushqimit dhe pengojnë zhvillimin e baktereve, por ndonjëherë shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi, andaj këto ushqime mos i mbani në frigorifer.

Lifestyle

03/12/2016 18:39

Nëse keni bërë shprehi që të gjithë artikujt ushqimorë t’i mani në frigorifer, e keni gabim. Ja cilat ushqime të cilat nuk bën të futen në frigorifer.

Domatet

Nëse i mbani domatet në frigorifer, rrezikoni që t’ua humbisni shijen dhe freskinë.

Patatet

Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çantë e cila i mbanë të thata ato – por jo në frigorifer. T’i mbani ato në frigorifer bëni që niseshtja e tyre të shndërrohet në sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre dhe bëjnë që ngjyra e tyre t’ju humb së bashku me shijen pasi të gatuhen

Qepët

Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Hudhra

Sikurse qepët, edhe hudhra duhet mbajtur larg frigoriferit. Jo vetëm për aromën që mund t’i japin frigoriferit, por edhe mund të absorbohen.

Buka

Edhe pse mund të mendoni që s’ka gjë të keqe, e vërteta është se buka thahet shpejt në frigorifer.

Mjalta

Nëse e mbani mjaltin në frigorifer, ai do të kristalizohet dhe do të forcohet aq shumë, sa do t’i humbasë shija. Mjali është mirë të qëndrojë në vend të thatë.

Bananet

T’i vendosni bananet në frigorifer do të bëjë që ato të qëndrojnë të pjekura disa ditë më shumë – por nëse i vendosni përderisa lëkura e tyre është pak e gjelbër, atëherë ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit. Dhe lëkura e tyre do të kthehet në ngjyrë të zezë.

Borziloku

Nëse e ruani në frigorifer, ai do të zverdhet më shpejt dhe do të marrë aromat e ushqimeve të tjera të frigoriferit. Më mirë ta mbani jashtë, në një gotë me ujë të freskët, ashtu siç mbani edhe lulet. Nëse doni ta ruani për një kohë të gjatë, më mirë ta pastroni dhe ta vini në ngrirje.