Çka nëse në vend të flamurit do ishte një bombë?

Si duket imagjinata e serbëve është duke shkuar jashtë normale, pasi tani janë duke raportuar se shqiptarët në vend të flamurit kanë mundur ta vendosin bombën.

Sport

16/10/2014 00:55

Mediat serbe, më saktësisht kriminologu, Zaltko Nikolic në një intervistë për telegraf.rs ka thënë se shqiptarët kanë mundur që në vend të flamurit, ta vendosin një bombë e cila do të krijonte incidente të mëdha në stadiumin e Partizanit, transmeton lajmi.net

“Nuk i di saktësisht specifikat e fluturakes, mirëpo ajo shumë lehtë ka mundur që me vete të merr pak eksplozivë me peshë të vogël, por që do të krijonte aksidente të mëdha në stadium”.

“Kjo që ndodhi dje është një skandal i madh dhe një lëshim nga vendi jonë. Ne jemi fokusuar vetëm për policët brenda stadiumit, mirëpo dikush jashtë tij ka vepruar dhe ka marrë vëmendjen e tërë mediave botërore”, pwrfundoi Nikolic deklaratwn e tij pwr telegraf.rs.