Çka nënkupton dënimi me kusht për deputetët e Vetëvendosjes?

Gjatë ditës së sotme u shpall aktvendimi mbi rastin e hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës.

Lajme

03/01/2018 17:43

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu u dënuan me gjithësej 5,7 vite burg me kusht.

Termi juridik “Dënim me Kusht”, nënkupton që është pezullim i ekzekutimit të dënimit të shqiptuar për një kohë të caktuar dhe me kushte të caktuara. Ky është një lloj sanksioni parapenal. Nëse personi i dënuar me kusht nuk kryen vepër penale të re brenda afatit të caktuar dhe nëse i përmbushë kushtet të cilat ja ka caktuar gjyqi, dënimi i shqiptuar nuk do të ekzekutohet, kurse personi i këtillë nuk do të konsiderohet i dënuar, shkruan lajmi.net.

Sipas dispozitës së kodit penal, me rastin e caktimit të dënimit me kusht, gjykata i shpall personit të dënuar dënimin dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar për kohën të cilën e cakton gjykata (koha e verifikimit), e cila nuk mund të jetë më e shkurtër se 1 vit dhe as me e gjatë se 5 vite, nuk kryen vepër tjetër penale.

Mirëpo, revokimi i dënimit me kusht mund të ndodh nëse këta deputet nuk i përmbushin detyrimet të cilat i janë caktuar në këtë dënim ./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Krasniqi shpjegon nëse deputetët e dënuar të VV-së rrezikojnë ta humbin mandatin