Çka ka Iniesta?

Andres Iniesta ka bërë një fillim të pazakontë të sezonit. Ai ende nuk është paraqitur në nivelin e tij. Duke pasur parasysh rëndësinë e tij në ekip, ai konsiderohet si futbollisti kryesor i Barcelonës, pas Lionel Messit, por ylli spanjoll duket disi i ngecur, shkruan e përditshmja sportive spanjolle Marca. Nga pesë ndeshjet e deritashme…

Sport

24/09/2013 15:45

Andres Iniesta ka bërë një fillim të pazakontë të sezonit. Ai ende nuk është paraqitur në nivelin e tij. Duke pasur parasysh rëndësinë e tij në ekip, ai konsiderohet si futbollisti kryesor i Barcelonës, pas Lionel Messit, por ylli spanjoll duket disi i ngecur, shkruan e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Nga pesë ndeshjet e deritashme në La Ligë, Iniesta ka qenë rezervist në dy prej tyre, kundër Levantes dhe Rayo Vallecanos. Në tri duelet tjera ku luajti, ai u paraqit për 90 minuta vetëm në Mestalla.

Në Superkupë, ai po ashtu zhvilloi gjithë ndeshjen në Vicente Calderon, por u paraqit në vetëm 17 minuta të ndeshjes së kthimit. Ai luajti 90 minuta kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Një vit më parë, Iniesta e kishte botën në këmbët e tij, dhe një trofe të futbollistit më të mirë në Evropë në kabinetin e tij. Prej atëherë, statistikat e tij kanë rënë.

Në ndeshjet e para të sezonit të ri, ekipi ngadalë është duke u mësuar me strategjinë e trajnerit të ri Gerardo Martino. Mirëpo, Iniesta ende nuk duket se ka rol të rëndësishëm për të luajtur.