Çka i tërheq meshkujt tek trupi i një femre?

Mendohet se për meshkujt janë të rëndësishme vetëm pjesë të caktuara të trupit të femrës, të jemi më konkretë - prapanica dhe gjoksi. Sa është e vërtetë kjo?

Lifestyle

16/07/2014 17:52

Sipas një studim të realizuar në Australi ka treguar se meshkujt i kushtojnë vëmendje edhe disa ‘gjërave’ tjera.

Femrat ndoshta nuk janë të vetëdijshme për të gjitha pjesët e trupit të tyre, të cilave meshkujt u kushtojnë rëndësi. Është fakt se gjoksi dhe prapanica janë kryesore, mirëpo janë edhe shumë pjesë të tjera të trupit të femrës që i joshin meshkujt.

Disa studime kanë treguar se meshkujt vërejnë shumë më tepër nga ajo që thuhet për ta. Madje thuhet se ata kanë sy për detajet, të cilat as femrat nuk u kushtojnë rëndësi.

Ja disa nga pjesët e trupit që meshkujt u kushtojnë rëndësi: Shpina, Qafa, Supet, Duart, Barku, Beli.