Çka hanë më shumë kosovarët, mish gjedhi apo mish të shpendëve? – Lajmi.net
Çka hanë më shumë kosovarët, mish gjedhi apo mish të shpendëve?
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 18:06, 2 May 2018
Institucionet shtetërore nuk kanë statistika për prodhimin e mishit vendor.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) nuk ka dhënë statistika rreth prodhimit  të mishit vendor.

Ndërkohë statistika ka vetëm për importin e mishit në Kosovë.

Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhënë për lajmi.net, shihet qartë se kosovarët hanë shumë më shumë mish të shpendëve sesa të gjedhit.

Përgjatë vitit 2016 ka importuar mish gjedhi në vlerë mbi 20 milionë euro, kurse mbi 36 milionë euro është vlera e mishit të shpendëve të importuar atë vit.

Ndërsa gjatë vitit 2017 mbi vlera e mishit të gjedhit të importuar është 15 milionë euro e 39 milionë e 500 mijë e atij të shpendëve.

Pra gati i gjithë tregu i brendshëm furnizohet nga importi dhe mishi i freskët është fare pak i pranishëm në tryezat e kosovarëve.

Kurse gjithsej mishi i  importuar, duke përfshirë të gjitha llojet e mishit në Kosovë, sipas statistikave të Doganës së Kosovës gjatë vitit 2017 kap vlerën 61 milionë e 900 mijë euro ose përkatësisht 43 milionë e 523 mijë kilogramë, kurse gjatë vitit 2016 kjo vlerë ishte 57 milionë e 848 mijë euro ose mbi 47 milionë kg.

Ndërkohë, vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë importuar mbi 7 milionë kilogramë me vlerë 8 milionë e  818 mijë euro./Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO