Prapa prizës e gjeti një gjarpër, madje shumë të madh (Foto/Video)

Maroochy River, Australi, pronari i një shtëpie ishte tronditur kur zbuloi arsyen se diçka e dyshimtë dhe e rrezikshme ndodhej prapa prizës elektrike.

Bota

19/02/2016 21:06

Prapa prizës ndodhej një gjarpër mjaft  i madh por për fat të mirë pronari i shtëpisë e zbuloi para se të shpërthente zjarri në tërë shtëpinë, transmeton lajmi.net.

Pronarët e shtëpisë kanë thënë: “Ne papritmas vumë re që filloi të dalë tym nga priza, menduam që është prishur po me pas i dëgjuam disa zhurma. Kur hapëm prizën gjetëm folenë e gjarprit.”

“Më mori më shumë se një orë për të hequr gjarprin. Gjithashtu u detyrova të hapë dy vrima në mur vetëm për ta kapur.”

Thuhet se këta gjarpërinj që rriten në pjesë të ngushta brenda mureve dhe mund të rriten deri në tre metra të gjatë dhe mund t’i hanë kafshët shtëpiake.

Statistikat thonë se një në tre shtëpi në Queensland në Australi kanë nga një gjarpër që rritet brenda mureve./Lajmi.net