Çka është Kosova, shtet i pavarur apo protektorat?

Hyjmë në 9 Vjetorin e shtetësisë për të cilën u luftua me qindra vite në mënyrë që në dekadën e fundit të shekullit të kaluar të kulminonte një luftë e paparë ndonjëherë në Kontinentin e Europës për liri prej pas Luftës së Dytë Botërore.

Opinion

16/02/2017 18:43

Gjaku i dëshmorëve dhe humbja e civilëve, lufta e UÇK-së dhe ndihma e NATO-s, kolonat e refugjatëve dhe betejat e lavdishme në krejt Kosovë i sollën vendit lirinë e mirëpritur në Qershorin e vitit 1999.

Kosova u çlirua por nuk u pavarësua. Protektorati i OKB për 9 vite sa ndihmoi aq edhe shkaktoi shumë probleme të cilat do të duhej të përmbylleshin në fillimin e vitit 2008.

Të gjithë shqiptarët u përlotën nga gëzimi më 17 shkurt 2008, ditën që edhe formalisht u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës. U gëzuan të gjithë pasi menduam se jo veç që kishin mbaruar ditët e zeza për shqiptarët jo vetëm në Kosovë por anë e mbanë botës, ishte shpërblim I gjithë sakrificës ndër vite, por se do vijnë ditë që do duhet pyetur veten se çka shpallën politikanët, a shpallën protektorat apo shtet të pavarur, nuk e menduam fare!

Jemi dëshmitarë së paku viteve të fundit duke parë gjitha kushtëzimet që politikanët e Kosovës lejojnë ti bëhet shtetit dhe popullit Kosovar që ndër vite ka qenë viktimë shumë herë, ndërsa tash si duket është bërë viktimë e politikbërjes së gabuar. Populli Kosovar jo vetëm që ishte viktimë e masakrave dhe gjenocideve të kryekriminelit Millosheviq, por si duket është edhe I vetmi popull që duhet të paguajë çmim për krimet dhe gjenocidet që I ka bërë tjetër kush(që dihet botërisht se kush I bëri) e që I ka ndjerë thellë në shpirt çdo Shqiptar.

Tentativa e ish kryeministrit Thaçi për të bindur popullin e Kosovës se Kosova duhet të paguaj çmim për luftën e vitit 1998-1999 është prerje në besë dhe luajtje me ndjenjat dhe me logjikën ndaj gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen! Shqiptarët nuk hanë bari, nuk janë të pandjeshëm dhe janë po ata që I njeh historia për besën e tyre! Gjithë këtë e kanë dëshmuar ndër vite, dhe po ashtu e kanë dëshmuar gjatë luftës së Kosovës, duke u mobilizuar e gjithë diaspora për të mbledhur fonde dhe ndihma për popullin e vet, fonde dhe ndihma që u kontrolluan nga vetë njerëzit e Thaçit atë kohë, prandaj dhe them se I ka pre në besë!

Populli i Kosovës, Shqiptarët, nuk kanë bërë luftë të padrejtë ndaj askujt, përkundrazi ata kanë luftuar për të drejtat e tyre dhe kanë mbrojt pronën dhe nderin e tyre.

Se pse duhet Kosova ti nënshtrohet ende politikës së Serbisë që ende udhëhiqet nga po ata që ishin në udhëheqje gjatë masakrave dhe gjenocideve që bëheshin ndaj popullit të Kosovës në territorin e Kosovës, duhet të përgjigjet dikush! Pse Kosova duhet ende të paguajë çmim për të jetuar të lirë? Të lirë në tokën tonë, në shtëpitë tona, pse duhet të paguajmë për të gëzuar edhe ne të drejtat tona, a pak kemi paguar?

Më 4 Janar 2017 ndalohet në Francë nga një fletarrest një prej heronjve të paktë të gjallë të Kosovës, ish kryeministri I Kosovës z.Ramush Haradinaj, ndërsa Thaçi – Mustafa me bashkëpunëtorët e vet, vazhdojnë negociatat me shtetin e Serbisë pa kushte.

Demarkacioni ende është “kusht” për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, “kusht” që vetë  Thaçi e ka vendos si çmim që ende duhet të paguajë shteti Kosovës ndaj ndërkombëtarëve dhe Serbisë, sepse padyshim që “pak” kemi paguar.

Shtet i “pavarur” ende pa ushtri, pa ushtri sepse nuk “lejojnë” ndërkombëtarët me formu ushtrinë pa numrat e serbëve në parlament, me gjithë respektin ndaj gjithë shteteve ndërkombëtare, forcave të mëdha, sidomos Amerikës që na u gjend në momentet më të vështira, por pse duhet të presim miratim prej Serbisë për të pas ushtrinë që e vajton çdo familje e dëshmorëve, çdo familje e çdo pjesëmarrësi në luftë?

Hashim Thaçi me deklaratën që lexuat më 17 shkurt 2008, çka e shpallët Kosovën, protektorat apo shtet të pavarur?