Çka është hipertensioni dhe nga se shkaktohet? (Video) – Lajmi.net
Çka është hipertensioni dhe nga se shkaktohet? (Video)
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 14:21, 17 April 2017
Pothuajse nuk ka familje që nuk ka një person me hipertension. Mosha më e rrezikuar për tension të lartë është 45-50 vjeç për burrat, kurse për gratë, 50-55 vjeç.

Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa faktorë dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha:

Hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme.

Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet hipertension renovaskular, shkruan index.fieri.com

Shkak tjetër mund të jetë, sëmundje të tjera të veshkave, si p.sh., ngushtimi i arteries renale që furnizon veshkën me gjak, duke mos u furnizuar si duhet me gjak në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit.

Shkak tjetër është problemet me gjëndrat e tiroides, kur shtohet funksioni i tyre, çon në prodhim të tepërt të hormonit të tiroides, gjë që shton rrahjet e zemrës, e për pasojë rritje të tensionit në enëve të gjakut.
Shkaqe të tjetra për këtë lloj hipertensioni janë diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore.

Më poshtë mund të njiheni më detajisht me këtë sëmundje. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=diG519dFVNs

Fjalët kyçe: hipertensioni

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper