Çka është amniocenteza dhe a është e rrezikshme?

Amniocenteza është një teknikë e cila për qëllime diagnostikuese presupozon aspirimin e likidit amniotik nga mitra. Ajo është procedura invazive më e përdorur për diagnozën prenatale.

Lifestyle

17/11/2017 17:58

Nëpërmjet këtij provimi bëhet i mundur identifikimi i problemeve kromozomiale,në veçanti për të ashtuquajturin Trisomy 21, domethënë Sindroma Down,sëmundjeve trashëguese të fetusit dhe disa sëmundjeve të sistemit nervor
qendror.

Falë analizës së lëngut amniotik,është themeluar kariotipi i fetusit,që është “karta e identitetit” kromozomike. Nëse analiza e lëngut amniotik rezulton një anomali e kariotipit të fetusit, prindërit mund të vendosin me ndihmën e mjekëve të përdorin abortin. Nëse mjeku ju ka këshilluar amniocentezën, ju mund të hetoni arsyet që ju çojnë të kryeni këtë test ,zhvillimin e saj dhe rreziqet që lidhen me të,duke pasur parasysh se amniocenteza nuk është e detyrueshme.

Ekziston edhe një test tjetër, praenatest, i cili ndihmon për të gjetur nëse fetusi vuan nga sindromi Eduards dhe Patau.

Çfarë jave të shtatzënisë mund ta bëni?

Amniocenteza mund të praktikohet që nga java e 16 e shtatzënisë. Është propozuar sistematikisht kur shtatzënia paraqet rrezik dhe për të gjitha nënat e ardhshme nga 35 vjeç. Por mund të bëhet edhe më vonë,në javën e 20-të në rastet e shtatzënisë me rrezik, siç janë ato me papajtueshmëri të faktorit RH, nëse ekziston ndonjë keqformim neurologjik ose traktit digjestiv dhe në rastin e intolerancës së fetusit, e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Rreziqet për nënat dhe foshnjën

Amniocenteza shkakton një rrezik aborti prej 0.5-1%, pra një ne çdo 200 tërheqje të kryera. Por edhe ideja e një gjilpëre që është future në bark, pranë fetusit, mund të bëjë përshtypje. Në fakt fetusi nuk rrezikon, ndërsa nëna ndjen vetëm një shpim të thjeshtë.

Sidoqoftë, gjithmonë është e këshillueshme që të kontaktoni një specialist me përvojë, qoftë për informacion apo për ekzaminim, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.