Çka duhet të përmbajë çanta juaj e kozmetikës

Është pjesë e jona e cila na ndihmon të dukemi bukur, të kemi pamje të shëndetshme dhe të ndihemi se jemi të sofistikuar në aspektin e estetikës, gjë e cila sot ka rol të jashtëzakonshëm në shoqëri.

Lifestyle

21/05/2014 01:29

Çanta e kozmetikës shpeshherë na ndihmon ti krijojmë pamje pak më ndryshe fytyrës sonë sepse në të gjinden produkte të cilat theksojnë vijat e fytyrës sonë që në të shumtën e rasteve pa këto produkte ne nuk do mundemi të vëmë në shprehje format e syve, buzëve, qerpikëve, vetullave e lëkurës. Preferoni produkte të cilat janë sa më natyrale dhe që nuk janë të dëmshme për lëkurë sepse mund edhe të jenë kancerogjene.

 Janë disa produkte të cilat duhet ti posedojmë patjetër në gamën e produkteve të cilat na ndihmojnë të kemi një imazh të një personi trendi.

 

Produktet e qumështit janë shumë të domosdoshme për lëkurën tonë e sidomos nëse ato janë të kombinuara më qumësht apo kamomil. Këto produkte ushqejnë lëkurën dhe ndihmojnë që te kemi lëkurë të butë dhe shumë të pastër nga aspekti higjienik dhe estetik.

 Pudra të lëngshëm të kualtitetit të lartë veqse do shtonin hijeshinë lëkurës suaj. Përdorini ato të cilat janë shumë të hollë ose përndryshe njihen edhe si “baby cream”. Këto lloj produktesh do largojnë shenjat e vogla që keni nëpër fytyrë dhe do krijojnë një pamje të njëtrajtshmë nëpër gjithë lëkurën e fytyrës.

 Kremra të ditës dhe të natës janë pothuajse esenciale për një lëkurë të bukur dhe e cila duket e njomë. Përdorini ato rregullisht, varësishtë nga mosha që keni dhe do vëreni që lëkura juaj do të duket shumë më elastike dhe e hidratuar. Ju duhet të zgjedhni këto lloje të kremrave sipas tipit të lëkurës që keni.

 Hijet për sy janë detaje shumë të bukura dhe fine të cilat theksojnë format e syve në mënyrë shumë perfekte, mjafton të dini disa teknika për ti aplikuar këto hije. Si shoqërues i këtyre hijeve janë edhe brushat për shpërndarjen e këtyrë hijeve në mënyrë shumë të lehtë dhe natyrale. Zgjidhni ngjyrat të cilat i shkojnë ngjyrës së lëkurës suaj dhe trendeve që aktualishtë aplikohen.

 Ju sygjerojmë gjithashtu që në çantën ku i mbani produktet kozmetike të keni edhe produkte për qerpikë, vetulla dhe produkte për buzë si dhe lapsa me ngjyra të ndryshmë për sy vetulla dhe buzë. Ju gjithashtu duhet të keni edhe produkte të cilat do ju ndihmojnë më pas të largoni grimin nga fytyra ose make-up remover sepse kështu lëkura juaj do jetë e pastër përsëri.