Çka duhet të konsumoni për të fituar energji

Ndiheni të lodhur?

Lifestyle

21/05/2018 14:38

Në ditët e sotme kur jeta është shumë e vrullshme dhe ditët e ngarkuara pasojnë njëra-tjetrën, na ndodh shpesh të ndihemi të lodhur si fizikisht por edhe mendërisht.

Në shumicën e kohës nuk dimë çfarë të bëjmë dhe ngremë supet përballë kësaj situate.

Por ka një zgjidhje. Mjekët rekomandojnë përdorimin e magnezit për një muaj rresht. Magnezi ju ndihmon të ndiheni më të qetë, të bëni një gjumë të rehatshëm dhe ju largon ngarkesën ditore.

Për të gjithë ata që lodhja u është bërë kronike duhet të konsultohen me mjekun
specialist i cili i këshillon sesa duhet ta vazhdojnë si trajtim.