Çka duhet të dini për artilerinë ushtarake që iu dha FSK-së

Sot në Kosovë kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

09/12/2018 23:46

Automjeti ushtarak Humvee, u krijua në vitin 1979 ndërsa filloi të përdorej në vitin 1984.

High Mobility Multi- purpose Wheeled Vahicle (HMMWV e cila shqiptohet Humvee), përdoret nga ushtritë në disa vende në botë.

Gjatë ditës së sotme Forcës së Sigurisë së Kosovës, i janë dhuruar tre automjete Humve ndërsa 51 të tjerë do të blihen.

Humvee, peshon rreth 11 ton ndërsa u ndërtua për të zëvendësuar automjetin M-151, xhipat të cilat janë përdorur në luftën në Vietnam.

HMMWV ishte projektuar kryesisht për transportin e personelit në luftëra dhe të mallrave të lehta prapa vijave të para, shkruan express.

Humvee ka një motor të fortë, shtresën autoblindë e cila mund të largohet nëse nuk ka rrezik në mjedise  të ndryshme operative.

Ai është i mbyllur i gjithi por ka edhe dritaret e emergjencës e cila mund të hiqet dhe trupat brenda mund të dalin në rast rrokulliste apo dere të bllokuar.

Lexo edhe:

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës

Janë të paktën 15 lloje të ndryshme të Humvee-s të cilat janë përdorur nga ushtritë amerikane.

Ato shërbejnë për transportim mallrash, platforma automatike të armëve, raketave, mund të përdoren për strehim.

Humvee 4×4, është e mbyllur me një kabinë metalike, është e ndërtuar nga alumini i lehtë e cila i reziston ndryshkut.

Lloji i motorëve të Humvees është benzinë dhe diezel.

Po ashtu kësaj veture mund ti montohen armë si mitraloz e deri në raketahedhës të lehtë.