Çka duhet të bëni para se të arrini moshën 25 vjeçare?

25 gjëra për t`i bërë para se t`i bësh 25 vjet.

Fun

19/05/2018 21:52

1. Shko në një festival të muzikës

Shko të i shohësh grupet e tua të preferuara tek këndojnë live: përjetoje atmosferën, kulturën, zhurmën e gjithë atyre njerëzve përreth. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur të e shijojnë këtë eksperiencë.

2. Thirri prindërit e tu për në darkë

Prindërit e tu kanë qenë duke të financuar ty për vite të tëra, pra tani ju mund të e përjetoni kënaqësinë për t`ua kthyer vetëm pak dashurinë, mirësinë, si dhe përgjegjësinë për të zhvilluar një lidhje si i/e rritur me ta. T`i dërgoni ata në një darkë dhe të paguani faturën, është një mënyrë shumë e mirë për të ua dëshmuar atyre se tashmë jeni rritur.

3. Udhëto në një kontinent tjetër

Udhëtoni. Kur udhëtoni në një vend tjetër ju i ekspozoheni klimave të ndryshme, kulturave dhe njerëzve të ndryshme. Kur udhëtoni në një vend tjetër kjo ju ndihmon të zgjeroni mendjen tuaj, ju ndihmon të zhvilloni edhe më tutje shkathtësitë tuaja. Sado që mendje hapur ju jeni, kur udhëtoni do të ju bëj të e shihni jetën me një sy tjetër.

4. Provojeni një sport adrenaline

Si p.sh ju mund të provoni të hidheni me parashutë, të hidheni nga lartësitë etj. Të largoheni për pak nga zona juaj e konfortit dhe të provoni diçka që mund të ju tmerroj juve, por që do të bëjë të ndiheni pafundësisht të lumtur dhe krenar me vetën tuaj që e keni tejkaluar atë frikë.

5. Kalojeni gjithë fundjavën në parti

Kalojeni gjithë fundjavën duke bërë parti, e duke u dëfryer. Pas një kohe nuk do të mund të e qoni as nëpër mend të e bëni këtë gjë me rritjen e përgjegjësive që do ua sjellë jeta.

6. Bëje një bisedë të mirë e të thellë me dikë që është i një besimi të kundërt me të juajin.

Bisedat e tilla na bëjnë të kuptojnë që ne nuk jemi shumë të ndryshëm me njerzit e tjerë, pavarësisht pamjes.

7. Voto.

Thuaj atë se si e mendon që shteti yt duhet të udhëhiqet. Në fakt ne nuk mund të ankohemi nëse e kemi të drejtën demokratike për të i shprehur pikëpamjet tona, por nuk e bëjmë një gjë të tillë.

8. Ngjyrosi flokët e tu në një ngjyrë komplet tjetër

Ose ndryshoje stilin tënd të flokëve. Një ndryshim që do të ju bëjë juve të ndjeheni një person komplet tjetër.

9. Shko te një klub Gay/Lesbian

Ose bashkoju paradës së krenarisë, ose ndonjë festivali të ngjashëm.

10. Lëre të shkojë një shok/shoqe

Jo të gjitha shoqëritë janë të destinuara të jenë përgjithmonë; disa vinë në jetën tonë dhe ekzistojnë për arsye të ndryshme në kohë të ndryshme në jetën tonë.

Kualiteti më tepër se kuantiteti është një faktor i rëndësishëm.

11. Pëlqeje vetën

Vitet e adoleshencës janë për të zbuluar vetën tuaj se kush jeni, çka pëlqeni, etj. Tani është koha që ju të përqafoni e pranoni vetën për atë që jeni : jini krenar për vetën tuaj, për atë që ju jeni.

12. Praktikoni të jeni më bamirës.

Të jepni është shumë më e dobishme se që të merrni. Konsiderojnei që të bëni donacione një shumë të të ardhurave të juaja për bamirësi, që ju e ndjeni se është shumë e rëndësishme.

Diçka e rëndësishme si të buzëqeshni më shumë që do i bëni mirë vetës dhe njerëzve që ju i takoni.

13. Lëri gjërat që të kanë lënduar të shkojnë

Dukë mbajtur mëri për gjërat që të kanë ndodhur ju bënë më keq juve se të gjithë të tjerve. Lërë të shkojë. Shfrytëzoj energjitë e tua të gjëra më të shëndetshme që mund të i arrish.

15. Shko në një takim të aranzhuar.

Emocioni, meraku, e panjohura janë shumë interesante. Kush e di se çka vjen prej një takimi të tillë. Por, sidoqoftë, një takim i tillë është edhe një tregim shumë interesant për të iu treguar shoqërisë tuaj.

15. Ushtro

Trupi yt nuk është 18  vjeç më. Të gjithë trupat vjetërsohen.

16. Mëso të gatuash

Mëso të gatuash nëse nuk e ke bërë ende. Është eksperiencë interesante, e mirë për shëndetin tënd, edhe për bilancin bankar.

17. Mëso të “jesh”

Mësohu të jesh, në vend që vetëm të bësh diçka.

18. Ruaj të holla për pensionimin tënd

Sa më herët që fillojmë, sa më shumë para mbledhim për pleqërinë tonë..

19. Bëje një kamp nën yje

Përjeto mrekullitë e botës sonë. Kjo e bënë të kthehesh për gjithçka në perspektive sidomos kur jeta zbehet nga zbukurimet e kohës moderne.

20. Mësohu të i balancosh financat

Paratë mund të jenë një aset ose një barrë, mësoju si të i menaxhosh.

21. Zgjohu nga gjumi diku ku nuk e keni idenë se ku

Shijoje konfuzionin fillestar, duke u ndjekur me ndjenjën e realitetit “si do të arrijë në shtëpi “

22. Ha ushqim ekzotik.

Kjo është edhe më mirë, nëse ka një emër që është vështirë për të u theksuar, ose në një shtet tjetër.

23. Blej diçka të shtrenjte për vetën tuaj

Pastaj lëre mos e vesh më kurrë në dollapin tuaj. Blije si një shpërblim ndaj vetës se : “ti e meriton” ti e blere por kurrë nuk e ndjen vetën mirë për të e veshur, por as për të hedhur poshtë sepse të ka kushtuar sa qimet e kokës.

24. Mësohu të thuash “JO”

Të mësosh të thuash “jo” është shumë shkathtësi e rëndësishme dhe me këtë shkathtësi ju mësoni të e rritni cilësinë e jetës tuaj.

25. Mësohu të rrish vetë.

Marrëdhënia  me vetën tonë është më e rëndësishmja e jetës sonë : ne nuk kalojmë kaq shumë kohë me askënd tjetër !