Çka duhet konsumuar për mëngjes

Mëngjesi është shujta kryesore të cilën duhet ta konsumojme patjetër pasi zgjohemi nga gjumi dhe kryejmë proecedurat e pastrimit. Është i atillë për shkak se mban trupin me energji gjatë gjithë ditës.

Lifestyle

08/05/2014 12:49

Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit të cilët nuk konusmojnë mëngjesin janë më të prirur të hanë ushqime me kalorike gjatë gjithë ditës dhe oreksi i tyre ndaj ushqimeve është pothuajse i dyfishtë.

*Çaji ose kafeja e zezë;

*Lëngjet e shtrydhura të pemëve (portokall, mollë);

*Drithërat e shoqëruar me qumësht ose jogurt;

*Omletët;

*Krosanë të llojeve të ndryshme;

*Vezë të ziera;

*Jogurtët e pemëve;

*Mini sallatat me fruta malore;

Të gjitha këto ushqime kanë sasira të nevojshme të elementeve ushqyese të cilat nevojiten të konsumohen gjatë mëngjesit.

Asesi mos preferoni t\’i konsumoni gjërat e fërguara, sepse do pranoni shumë kalori qysh në mëngjes.

Gjithashtu ju mund ta konsumoni edhe mjaltin bashkë me ushqimet tjera që i konsumoni gjatë mëngjesit.