Çka i bën trupit tuaj pagjumësia?

Flini vonë dhe ditën tjetër ju duhet të zgjoheni herët, ndiheni gjithmonë të lodhur dhe asnjëherë nuk e nisni ditën plotësisht të relaksuar?

Lifestyle

11/01/2017 18:40

E gjitha kjo plus 8 efekte negative shkaktohen nga rënia vonë në gjumë dhe mosngopja.

Shëndosheni: Shumë studime kanë treguar se personat që flenë vonë kanë tendencë të shëndoshen më shumë. Çdo orë e kaluar rrit treguesin e masës trupore (IMC) me 2,1 pikë.

Fjetja vonë ul përqendrimin: Ata që flenë pas orës 23:30 janë më pak të përqendruar ditën në vijim. Nga ana tjetër rritet edhe mundësia për të qenë të trishtuar dhe për të qarë.

Shihni ëndrra të këqija: Nëse doni të mos torturoheni nëpër ëndrra duhet patjetër të ndryshoni orarin e gjumit. Vonesa shton sasinë e kortisolit, hormonit të stresit.

Rritet glicemina: Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe që flenë vonë në darkë kanë më shumë probleme ta kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Fjetja vonë na ndikon në sjellje: Mungesa e gjumit ndikon mjaft në sjelljen e ditës në vijim. Do jemi më të irrituar, më impulsive, me nerva dhe të paduruar.

Keni ankth: Sa më vonë të flemë, aq më shumë rritet mundësia për t’u bërë njerëz negative dhe gjithmonë në ankth. E gjithë kjo lidhet me korteksin prefrontal (zonën e trurit qe merret me përqendrimin dhe marrjen e vendimeve).

Fjetja vonë plak lëkurën: Gjatë gjumit qelizat rigjenerohen pasi janë dëmtuar nga stresi, pluhuri apo edhe ushqimet jo të mira. Nëse flisni vonë, do të bëni më pak orë gjumë dhe për pasojë mekanizmat rigjenerues dobësohen dhe lëkura nuk rigjenerohet si duhet, duke u plakur më shpejt./albeu