Çizmet në vlerë prej mbi tremijë euro të Dua Lipës

Emri i këngëtares Dua Lipa është njëri ndër më të komentuarit në mediat botërore dhe ato të vendit.

ShowBiz

23/04/2018 18:28

Sukseset e saj ndërkombëtare dhe mburrja me vendin prej nga vjen kanë bërë që Dua të jetë shumë e dashur për publikun, shkruan lajmi.net

E edhe paraqitjet e saj janë të diskutueshme, sidomos veshjet me marka të shtrenjta që kapin shifra të larta.

Dua për një paraqitje në publik është në gjendje të paguajë mbi 3.000 euro për një palë çizme.

Ato ‘pink’ me të cilat e kemi parë së fundmi kapin shifrën 3.059 euro./Lajmi.net/