‘Civilna Zastita’ kthen mbrapsht EULEX’in në Veri

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 6:30 në fshatin Rudarë të Zveqanit, ndërsa me operacionin e ‘Civilna Zastita’-s ka udhëhequr komandanti i saj në Zveqan, Çasllav Sofronijeviq.

Lajme

01/10/2013 08:14

Rreth 20 pjesëtarë të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ kanë kthyer mbrapsht kolonën automjeteve të EULEX’it dhe Policisë së Kosovës, që ishin duke qarkulluar nga Mitrovica në drejtim të Leposaviqit, bëjnë të ditur burime të Kosovapress’it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 6:30 në fshatin Rudarë të Zveqanit, ndërsa operacionin e ‘Civilna Zastita’ e ka udhëhequr komandanti i saj në Zveqan, Çasllav Sofronijeviq.

“Në automjete ka pasur policë dhe doganierë të Kosovës si dhe EULEX’it, të cilët është dashur ta bëjnë ndërrimin e personelit në kufi të Jarinjës”, kanë thënë burimet për Kosovapress.