City vazhdon dominimin në Premierligë, mposht edhe Watfordin

Manchester City ka vazhduar me formë të mirë në Premierligë, duke u kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Watford.

Sport

04/12/2018 22:50

Kampionët e Premierligës, kanë arritur që të mposhtin 1:2 Watfordin, në ndeshjen e javës së 15-të.

Leroy Sane në minutën e 40’, shënoi për epërsinë e parë të Cityt, për 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht minuta e 51’, solli edhe golin e dytë për City, i shënuar nga Riyad Mahrez.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë në 1:2, me golin e shënuar nga Doucoure.

Me këtë fitore, City tani numëron 41 pikë, pesë më shumë se Liverpool, që nesër (e mërkurë) takohet me Burnley në udhëtim./Lajmi.net/