City – Steaua, Guardiola çfarë po ndodh? (FOTO)

Manchester City po e zhvillon ndeshjen e dytë të play-offit për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/08/2016 22:11

Në ‘Etihad Stadium’ City po luan me Steauan, ndeshje të cilën po e fiton 1:0.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj ndeshje, është prania e vogël e tifozëve në stadium, përcjell Lajmi.net.

Dihet që City nuk ka shumë tifozë, dhe Guardiolas i duhet të mësohet me këtë situatë, pasi siç dihet është mësuar me shumë tifozë te Bayerni dhe Barcelona.

Ndoshta ndër synimet e Guardiolas te City, do të jetë edhe sjellja e tifozëve në stadium.