City s’luan për barazim ndaj Liverpoolit

Pablo Zabaleta kërkon nga bashkëlojtarët e Manchester Cityt që ta mposhtin Liverpoolin të dielën në Anfield Roard, për t’iu afruar titullit të kampionit në Premierligë. Mbrojtësi i djathtë nuk beson se djelmoshat e Manuel Pellegrinit, që gjenden aktualisht katër pikë prapa Reds, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, do ta kenë idenë që…

Sport

07/04/2014 23:03

Pablo Zabaleta kërkon nga bashkëlojtarët e Manchester Cityt që ta mposhtin Liverpoolin të dielën në Anfield Roard, për t’iu afruar titullit të kampionit në Premierligë.

Mbrojtësi i djathtë nuk beson se djelmoshat e Manuel Pellegrinit, që gjenden aktualisht katër pikë prapa Reds, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, do ta kenë idenë që ta kërkojnë vetëm një pikë të dielën.

“Ne duhet gjithsesi të mundohemi të fitojmë në Liverpool. I kemi shtatë ndeshje të vështira dhe e dimë se ata janë një prej pretendentëve për titull. Kjo e bën lojën vitale. Duhet ta kemi të qartë se duhet ta fitojmë lojën”, deklaroi 29 vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Ne do ta shikojmë nëse ekipet tjera do të lënë pikë në fushë, por gjëja më e rëndësishme për ne është që të fitojmë. Duhet t’i fitojmë së paku ndeshjet në shtëpi, sepse e dimë se do të jetë mjaft e vështirë deri në fund të sezonit”, përfundoi Zabaleta.