City ngacmoi Tottin para ndeshjes

Manchester City si duket ka ‘dështuar’ me postimin në rrjetin social Twitter, duke thënë se Totti nuk ka shënuar asnjëherë gol në Angli.

Sport

01/10/2014 16:59

Manchester City ka treguar për ndjekësit në Twitter, se legjenda e Romës, Francesco Totti nuk ka shënuar asnjëherë në Angli.

Sidoqoftë, ky postim ra ‘poshtë’ shumë shpejtë, pasi ishte Totti ai i cili heshti stadiumin Etihad, duke shënuar golin e barazimit në ndeshjen e mbrëmshme.

“Ne përballemi sot me skuadrën e Romës, ndërsa një lojtar legjendar si Francesco Totti nuk ka shënuar kurrë gol në Angli, a ka shënuar ndonjëherë?,ishte postimi i skuadrës së Manchester Cityt në Tëitter.

Skuadra angleze i ka punët keq, pasi ka vetëm një pikë nga dy ndeshje të luajtura nga Ligën e Kampionëve, kundrejt Romës që ka katër pikë dhe Bayernit gjashtë.